Biznesi dhe Shoqeria
Bizneset ne Male te Zi kryesisht i perbejne ndermarrjet e vogla dhe te mesme me pronesi private te cilat jane edhe njeherit bartesit e ekonomise. Theks te vecante kane ndermarrjet qe veprojne ne sherbim te turizmit dhe ndermarrjet e ndertimtarise duke konsideruar turizmin dege kryesore ekonomike si dhe nga shoqeria potencohet tentimi i krijimit te nje destinacioni atraktiv turistik ku do te dominoj turizmi elit e jo ai masovik.
Biznesi dhe Politika
Ndikimi dhe efekti i politikes sot eshte rritur ne cdo dege te biznesit e cila eshte me transparente gjate fushatave politike ku dallohet financimi i tyre nga bizneset te cilat tentojne arritjen e qellimeve te veta.
Biznesi dhe fqinjesia
Raportet e mira me fqinjesi jane baze per nje zhvillim te mirefillte te bizneseve duke pasur parasysh ekonomine e lire te tregut dhe zgjerimin e kufijve te afarizmit te rregulluar ne baze te politikes se jashtme shteterore duke ia lehtesuar bizneseve afarizmin nga kufizimet ligjore dhe duke krijuar konkurence te shendoshte e cila ne radhe te pare eshte ne favor te konsumatoreve.
Dukshem ne kete drejtim ka ndikuar Marreveshja CEFTA e lidhur ne vitin 2006 ne mes te vendeve te evropes qendrore per tregti te lire ne mes veti.
Biznesi Balkanik Europa & Mesdheu
Zhvillimi i politikes se jashtme shteterore me qellim te permbushjes se standardeve per inkuadrim ne Unionin Evropian eshte tentative e vendeve ballkanike ku eshte me rendesi te theksohet kalimi i lire i mallit, sherbimeve, kapitalit dhe njerezve e cila dukshem do te ndikoje ne zhvillimin ekonomik te ketyre vendeve ne pergjithesi dhe bizneseve ne vecanti. Ne kete drejtim kemi parasysh terheqjen e investitoreve te huaj, pervojen e menaxhmentit te tyre, zhvillimin tekniko-teknologjik te vendeve te zhvilluara si dhe percjelljen e tyre ne vendet ne zhvillim, ne vendet ballkanike.
Dy fjale per kompnanin Grandex – mbi kontributin e dhene ne nxitjen dhe forcimin e bashkepunimit te biznesit
Padyshim aktivitetet e kompanise Grandex me organizmimin e konferencave dhe takimeve u mundesojne bizneseve te rajonit prezentimin e afarizmit te vet e cila i ndihmon ne shtimin dhe forcimin e lidhjeve ne mes te bizneseve e me kete edhe zgjerimin e kufijve te tregut dhe njohjen e tyre ne nje nivel me te larte. Shpresojme qe edhe ne te ardhmen iniciativa e kompanise Grandex do te jete ne nivel me te cilin rast edhe e pershendesim punen e tyre. Personalisht ne emer te Ulqin Biznis Asociacionit e pershendes punen e zoterise Aleksander Lani per organizimin e takimit B2B me anetaret e asociacionit tone. Kjo pune ka nje vlere te posacme sepse jep nismen e cdo komunikimi dhe fillimin e iniciatives per biznes.