Biznesi dhe Shoqeria
Biznesi eshte nje nga veprimtarite me te rendesishme qe ka shoqeruar njerezimin qysh nga lashtesia. Shkembimet mall me mall kane qene zanafilla e krijimit dhe zhvillimit te biznesit. Biznesi, i cili i ve individet dhe komunitetet njerezore ne kontakt, dhe permes tyre edhe kulturat e qyteterimet, luan nje rol te rendesishem ne lehtesimin e dialogut midis kulturave. Vprimtaria e biznesit i motivon njerezit te levizin per te njohur dhe eksploruar kultura te reja, por ajo qe eshte me e rεdesishmja, Biznesi nuk paraqitet vetem si influence ekonomike, por ai realizon kalimin nga nje shoqeri e mbyllur ne nje shoqeri universale, ku kontakti midis njerezve behet nje realitet i perditshem.
Pra eshte veprimtaria ekonomike e biznesit ajo qe paraprin zhvillimin e shoqerise ne teresi.
Biznesi dhe Politika
Biznesi si nje fushe e gjere veprimtarie ekonomike qe te kete zhvillimin e duhur, duhet te influencohet nga politika nxitese e vaforizuese per klimen e biznesit te nje vendi. Shteti si beresi i ketyre politikave, nepermjet politikave rregullatore, duhet te synoje stimulimin e biznesit te cfaredo forme qofte ai, me qellim avancimin e ekonomise. Buxheti i shtetit nepermjet burimeve qe disponon eshte i vetmi instrument i politikes fiskale qe ndikon ne jeten ekonomike dhe sociale te vendit. Te rendesishme ne kete drejtim jane politikat monetare per te shmangur inflacionin, ato buxhetore, ne drejtim te uljes se taksave, e me e rendesishmja krijimi i kushteve te njejta e me natyre jo diskriminuese per biznesin eshte ndoshta ceshtja qe duhet ndjekur me me prioritet jo vetem nga pushteti qendror por edhe ai lokal sepse ne rrugen e decentralizimit te ekonomise ne pergjithesi, duke i lene hapesire iniciatives se lire drejt liberalizimit te cmimeve, perkrahjes se bizneseve pa dallim e duke shmangur format diskriminuese te favorizimeve te padrejta, krijohet mundesi konkurence dhe stimulohet zhvillimi kombetar dhe ai lokal ne vecanti. Ne rolin drejtues te shtetit per politikat e biznesit te nje vendi duhet te merren ne konsiderate dhe te perfshihen edhe komunitetet lokale, te cilet duhet qe vazhdimisht te respektohen dhe te merren mendimet ne zhvillimet e ardhshem ne kete fushe, e sidomos persa i perket rregullimeve ne infrastrukture te cilat do sherbejne sidomos per nxitjen e turizmit malor dhe turizmit te bardhe, karakteristike per rajonin tone. Vlen te theksohet ne kete rast, roli i institucioneve ne drejtim te promovimit dhe shperndarjes se informacionit .
Biznesi dhe fqinjesia
Ne po jetojme ne nje shoqeri globale, ne nje ekonomi globale, ku lidhjet tregetare te biznesit dhe bashkepunimi midis shteteve kufitare eshte bere nje realitet i domosdoshem dhe i pashmangshem, qe duhet forcuar dhe zhvilluar me tej.
Rajoni yne i cili per vete poziten e tij gjeografike, eshte nje pike takimi me shtetin e Greqise dhe F.Y.R. Maedonise, synon te zhvilloje maredhenie ekonomike per perfitime te ndersjellta ekonomike dhe te sherbeje si nje rruge motivimi per permiresimin e maredhenieve ekonomike, politike etj. me keto shtete, dhe natyrisht qe biznesi eshte faktori kyc per ndertimin e urave te komunikimit te ndersjellta nderkufitare.
Biznesi ballkanik, Europa dhe Mesdheu
Ballkani prej shekujsh ka qene nje rruge lidhese per shtetet. Si pjese e pandare e Europes, ne zemer te mesdheut, ai sherben si nje qender e madhe prodhimi, shkembimi e tregetimi duke perbere nje hallke te rendesishme ne drejtim te bashkepunimit tregetar, kulturor politik me vendet e Evropes per shkak te diversitetit kulturor e historik. Shtete Evropjane nepermjet projekteve te ndryshme per zhvillim si ceshte IPA etj, po integron edhe shtetet ballkanike ne ekonomine gjitheperfshirese europiane.
Kompania Grand εξ
Per sa i perket zhvillimit te biznezeve qe ushtrojne aktivitetin e tyre ne Qytetin tone dhe me gjere ne Qarkun e Korces, nje impakt te rendesishem ka dhe bashkepunimi midis bisneseve te dy vendeve Shqiperi dhe Greqi. Per te krijuar kete mundesi bashkepunimi nje rol te vecante ka luajtur dhe vazhdon te luaje Grand εξ me president z. Aleksander Lani, nen kujdesin direkt te te cilit jane organizuar disa takime me pjesemarjen e perfaqesuesve te bizneseve te dy vendeve, vlen te permendim ketu takimin e realizuar ne Athine, Maj 2008 me pjesemarjen dhe te perfaqesuesve te larte te politikes, takimet e realizuara ne Qytetin Bilisht, Korce dhe Pogradec ne Korik 2009, si dhe takimin tjeter ne ambientet e Bashkise, Bilisht, Tetor 2011.
Sinqerisht falenderojme z. Aleksander Lani, per inisiativen e tij ne kete fushe per ritjen e bashkepunimit midis bizneseve te dy vendeve.
Me respekt
Valter Miza