1-Biznesi dhe Shoqëria
Tradita e themelimit e konsolidimit të biznesit në Shqipëri është e re. Për vetë rrethanat historike ajo u krijua pas viteve 1990, pra tani ka një jetëgjatësi gati 20 –vjecare. Krijimi bizneseve dhe komunitetit të biznesit në Shqipëri është një fenomen kompleks. Ai është krijuar sa spontanisht aq dhe në mënyrë kaotike, por gjithsesi me etjen e madhe për të ecur përpara dhe për të kapur kohën e humbur. Mungesa e pronës së konsoliduar private, problemet e shumta me ligjet, mungesa e standarteve në treg, problemet me ishpronarët e moszgjidhja e një varg problemesh që kanë të bëjnë me ta, kanë krijuar gjithsesi një komunitet biznesi që shpenzon shumë energji në përpjekjen për të ecur përpara e për tu konsoliduar.
Raporti komunitetit të biznesit në Shqipëri me shoqërinë shqiptare është edhe ky një fenomen kompleks. Vetëm vitet e fundit shoqëria shqiptare për shkak të komplekseve e reminishencave të së kaluarës ka nisur ta shohë biznesin si partner dhe ta nderojë për kontributin që jep për shtetin e shoqërinë. Ky raport po vjen në përmirësim të dukshëm dhe kjo është një shenjë e sigurtë e ecjes përpara të shoqërisë shqiptare.
2- Biznesi dhe politika
Lidhjet e biznesit me politikën janë të shumta. I vërtetë është fakti që politika është ndikuese deri në përcaktim për shumë nga bizneset në Shqipëri.Në përgjithësi raportet e biznesit me politikën janë më shumë ilegale se sa legale.
Ende ekziston mendimi dhe praktika se politika ka në dorë fatin e biznesit, megjithë përpjekjet e shumta për tu cliruar nga ky presion. Eshtë një fenomen tashmë real sot në Shqipëri që një pjesë e rëndësishme e politikanëve shqiptarë, deputetëve dhe stafeve të pushtetit mbushen nga rradhët e biznesmenëve. Ende në Shqipëri nuk ka një transparencë të fushatave elektorale dhe të kontributeve të biznesit për to. Kjo mungesë transparence e bën më të errët tunelin.
3- Biznesi dhe fqinjësia
Biznesi shqiptar është mjaft atraktiv, me reflekse të zhvilluara dhe që përpiqet të gjejë hapësira e tregje. Biznesmenët shqiptarë janë pa komplekse. Ata e kërkojnë bashkëpunimin e fitimin kudo. Si të tillë, pavarësisht rrethanës politike e gjeostrategjike ata janë në kërkim të tregua, zgjerimit të fitimit të tyre dhe të shtimit të kapitaleve. Të mësuarit shpejt e të ambjentuarit me kërkesat e tregut e të legjislacionit të vendeve ku bëjnë biznes është karakteristikë e shqiptarëve. Si të tillë ata janë të përshtatshëm për biznes e në këtë kontekst janë të shumta shoqëritë e përbashkëta e deri kompanitë e bizneset.
4- Biznesi Ballkanik & Europa
Prej disa vitesh biznesi shqiptar kërkon të dalë jashtë kuadrit të vendit e vendeve fqinje, në kërkim të tregjeve edhe në vendet e Ballkanit e në Europa. Kjo ambicie që nuk realizohet vetëm me dëshirë, ka bërë që mjaft biznesmenë ti përkushtohen objektivi me përkushtim. Biznesi shqiptar nuk ndjehet inferior ndaj atij të vendeve përreth, pasi njohuritë e fituara këto 20 vjet, specializimi, gjuhët e huaja janë bërë tashmë kritere për shumë prej tyre. Ajo që ende e mundon biznesin shqiptar është mungesa e eksperiencës dhe marketingu e promocioni duhur. Unë jam optimist se shumë shpejt këto do të kapërcehen.
5- Kompania Grandex
Me një kontribut të rëndësishëm në vendosjen e urave të bashkëpunimit mes bizneseve në të dy vendet dhe që ka kryer punë të dobishme. Uroj që ky bashkëpunim të vijojë.
Flamur Bime, Gjirokaster, 21/01/2011